
Të martën dhe të mërkurën e kësaj jave janë zhvilluar dy takimet e para të aktit gjysmëfinal. Paris Saint-Germain mposhti Arenalin në transfertë me shifrat 1-0, ndërsa përballja mes Barcelonës dhe Interit u mbyll në një barazim me rezultatin 3-3.
Ditën e sotme, Champions League ka publikuar formacionin më të mirë të aktit të parë të gjysmëfinaleve, ku në portë është Gianluigi Donnarumma. Portieri i PSG bëri një paraqitje të shkëlqyer ndaj Arsenalit me shumë pritje duke mbajtur dhe portën e paprekur.
Dyshja e qendrës së mbrojtjes përbëhet nga Acerbi dhe Marquinhos, ndërsa nga krahët janë Lewis-Skelly dhe Dumfries. Në qendër të mesfushës është Vitinha i PSG, sëbashku me Pedrin dhe Barellën. Ndërsa treshja e sulmit përbëhet nga Raphinha, Yamal dhe Dembele.
View this post on Instagram