Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

CHAMPIONS LEAGUE

Fokusim maksimal pas humbjes në Champions, Interit i rikthehet “plaku” i mesfushës

Shkruar nga NEWSPORT
Fokusim maksimal pas humbjes në Champions, Interit i rikthehet
Henrikh Mkhitaryan

Inter nuk ia doli dot që të fitonte përballjen me Atletico Madrid, e cila ishte e vlefshme për raundin e 5-të të Champions League. Skuadra e zikaltërve u mund nga rivalët me rezultatin 1-2.

Pas paraqitjes së fundit e cila mund të kishte qenë më mirë, futbollistët i janë kthyer intesivisht seancave stërvitore. Ndër to veçojmë rikthimin e mesfushorit, Henrik Mkhitaryan i cili kishte bërë disa javë në mungesë, për shkak të problemeve shëndetësore.

Lajmi i shkëlqyer ky për trajnerin e nazurrëve, por mbetet për t'u parë se si do të jetë mesfushori gjatë stërvitjeve. Sipas gjendjes së tij trajneri Chivu do të mund të vendosë nëse do ta thërrasë apo do të presë deri në ndeshjen tjetër.

Mesfushori Mkhitaryan, u bë pjesë e Interit në vitin 2022 dhe ka një kontratë e cila i zgjat deri më 30 qershor të vitit të ardhshëm.

Poll

Lexo gjithashtu