Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

CHAMPIONS LEAGUE

Çerekfinalja e kthimit me Realin, Mikel Arteta merr lajme të mira

Shkruar nga NEWSPORT
Çerekfinalja e kthimit me Realin, Mikel Arteta merr lajme të mira
Rice - Saka

Arsenali do të udhëtojë në transfertë për të sfiduar Real Madrid në çerekfinalen e kthimit në Champions League. Përballje kjo që do të zhvillohet në “Santiago Bernabeu” në orën 20:45 ditën e mërkurë.

Anglezët do të kërkojnë të administrojnë rezultatin e sfidës së parë mes tyre, e cila ka përfunduar 3-0. Por përpara kësaj përballjeje, Mikel Arteta ka marrë lajme të mira.

Dean Rice dhe Saka të cilët e lanë fushën e lojës në duelin me parë me Realin për shkak të problemeve që ndjenë, tashmë do të jenë gati për çerekfinalen e kthimit. Sigurisht që diçka e tillë qetëson Artetën, i cili do të këtë 2 nga futbollistët kryesorë ndaj madrilenëve.

Kujtojmë se Rice bëri një paraqitje fantastike ndaj “Los Blancos” në sfidën e parë, teksa shënoi 2 golat e parë për të tijtë në fitoren 3 -0.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga