Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

CHAMPIONS LEAGUE

“Epiqendra” e vëmendjes së dy klubeve, Real Madrid nuk i “shqitet” superyllit të Manchester City-t

Shkruar nga NEWSPORT
“Epiqendra” e vëmendjes së dy klubeve, Real Madrid nuk i
Rodrigo me shokët e skuadrës

Mesfushori Rodrigo Cascante është në qendër të vëmendjes nga ana e të dyja klubeve “gjigjante” siç janë Real Madrid dhe Manchester City. Ky i fundit në fakt është skuadra për të cilin ai luan aktualisht, por situata e tij e cila lidhet me faktin, nëse ai do të vijojë të qëndrojë me ta ose jo, është ende e paqartë.

Edhe pse kontrata e tij skadon në 2027, klubi i ka ofruar zgjatjen e kontratës që ende nuk është finalizuar nga futbollisti.

Në kushte të tilla, klubi spanjoll nga ana tjetër po tenton të përfitojë nga situata duke synuar që ti shtojë skuadrës së tij shërbimet e mesfushorit me tipare defensive.

Emri i tij është lidhur me një transferim të cilin Real Madrid e dëshiron prej kohësh, pa u stepur as nga dëmtimi i rëndë që Rodrigo pësoi së fundmi.

Sipas medias “Real Champs” madrilenët vijojnë ta kenë në listën e "dëshirave" madje e shikojnë si një rast potencialisht i mundur, që të bëhet këtë verë.

Poll

Lexo gjithashtu