Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

CHAMPIONS LEAGUE

Eksperiencë dhe “ritëm” i lartë, UEFA cakton arbitrin zviceran për PSG-Bayern Munich (EMRI)

Shkruar nga NEWSPORT
Eksperiencë dhe “ritëm” i lartë, UEFA cakton arbitrin
PSG - Bayern Munich

Të martën do të luhet ndeshja e parë gjysmëfinale mes Paris Saint-Germain dhe Bayern Munich në Champions League, e planifikuar për t’u zhvilluar në stadiumin “Parc de Princes” në orën 21:00.

Për këtë duel spektakolar që do të premtojë emocione pafund, UEFA ka vendosur për të vënë drejtësi Sandro Scharer, një gjyqtar zviceran që ka një CV-i të pasur në ndeshjet që ka gjykuar në fushë dhe shquhet për një karakter të fortë dhe disiplinë.

Scharer është një emër i njohur për këto dy skuadra. Bayerni me këtë arbitër në fushë është mposhtur nga Interi në shtëpi në ndeshjen e parë të çerekfinales me rezultatin 1-2, e cila i përket sezonit të kaluar, ndërsa në kahun tjetër Parisit i ka sjellë “fat” në fitoren 4-0 kundër Atalantës në shtator të vitit 2025.

Një ndeshje që do të kërkojë energji të shumta për dy nga pretendentët kryesorë të cilët hedhin që tashmë vështrimin drejt finales së madhe të Budapestit.

Poll

Lexo gjithashtu