Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

CHAMPIONS LEAGUE

“Edhe nëse eliminohemi, do ta bëjmë duke luftuar”, Lamine Yamal mesazh trajnerit të Atletico Madrid: Simeone do të më bënte nder nëse...

Shkruar nga NEWSPORT
“Edhe nëse eliminohemi, do ta bëjmë duke luftuar”,
Lamine Yamal

Pas humbjes 0-2 në shtëpi, Barcelona do të kërkojë sonte përmbysjen e madhe ndaj Atletico Madrid në Champions League. Sfida që do të zhvillohet në stadiumin “Metropolitano”, do të nisë në orën 21:00.

Në prag të këtij dueli, ka folur edhe sulmuesi i talentuar i katalanasve, Lamine Yamal. Ky i fundt u ka premtuar tifozëve se do të luftojnë deri në fund, pavarësisht rezultatit. Ndër të tjera, Yamal i dërgon “sms” edhe Simeones.  

"Premtojmë se edhe nëse eliminohemi, do të kemi luftuar deri në fund, nuk do të lëmë asnjë minutë pa bërë presion dhe pa vrapuar, do të japim gjithçka, do të jetë një ndeshje 90-minutëshe ose më shumë, nuk ka mbaruar, një rikthim është shumë i mundur dhe kjo është arsyeja pse jemi këtu.

Champions dhe Botërori janë dy kompeticionet më magjike, do të jap maksimumin tim, ndihem në formë dhe uroj që Cholo Simeone të më lërë disa situata 1 vs 1 duke më bërë nder...", është shprehur Yamal. 

Poll

Lexo gjithashtu