PSG nuk ia doli të fitonte, teksa barazoi 1-1 me Newcastle. Një barazim që i la parizienët jashtë “top-8”-shes në Champions League.
Luis Enrique ka folur për mediat pas kësaj sfide, teksa ka theksuar se në këtë turne nuk ka ekip më favorit se PSG, të gjithë janë me diferencë të vogël. Ndër të tjera nënvizon se skuadra e tij meritonte fitoren, por nuk shfrytëzuan siç duhet rastet.
“Ishte një pjesë e parë shumë e mirë. E nisëm pozitivisht. Humbëm një penallti, por krijuam raste. Goli i barazimit pak para pjesës së parë dhembte.
E meritonim fitoren, jo me një diferencë të madhe, por pak më shumë. Përballemi me ekipe shumë të ndryshme në Ligue 1. Nuk kam asgjë për të qortuar lojtarët e mi, edhe nëse disa nuk performuan në nivelin e tyre të zakonshëm.
Mund të jemi më të mirë dhe të marrim rezultate më të mira. Por ne jemi këtu, jemi gati. Do të shohim kundër kujt do të luajmë, kundër Monacos apo Qarabagut. Jam shumë kërkues ndaj ekipit tim. Duhet të analizojmë se me kë do të përballemi. Kishim 13 pikë para ndeshjes së fundit. E meritonim fitoren kundër Neëcastle. Humbja në Lisbonë, megjithatë, ishte e pamerituar”, ka përfunduar Enrique.
