Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

CHAMPIONS LEAGUE

E KRYER/ Erdhi për të “shpëtuar” Manchester United, por nuk la “gjurmë”! Mesfushori brazilian e mbyll kapitullin te “Djajtë”

Shkruar nga NEWSPORT
E KRYER/ Erdhi për të “shpëtuar” Manchester United,
Carlos Casemiro

Mesfushori brazilian, Carlos Casimiro do të largohet nga Manchester United në fund të sezonit, pas skadimit të kontratës së tij aktuale në “Old Trafford”.

Njoftimi i largimit të tij i jep fund qëndrimit 4-vjeçar tek “Djajtë e Kuq”, ku ai shënoi në një fitore në finalen e Kupës së Ligës në vitin 2023 dhe arriti në dy finale të Kupës FA, duke fituar garën në vitin 2024.

Casemiro ishte gjithashtu pjesë e skuadrës së United që arriti në finalen e Europa League në maj të sezonit të kaluar.

Mesfushori brazilian erdhi nga klubi i Real Madrid me palmarës të "artë" trofesh dhe nënshkroi për Manchester United në gusht të 2022-shit.

 Edhe pse kishte mundësinë të aktivizonte një zgjatje 12-mujore në fund të sezonit, vendimi nuk është finalizuar nga asnjëra prej palëve duke pëfunduar kështu në ndërprerjen e bashkëpunimit.

Lajmi për largimin e futbollistit është konfirmuar edhe nga postimi i gazetarit sportiv, Fabrizio Romano në rrjetin social “Facebook”.

Poll

Lexo gjithashtu