
Cristiano Ronaldo
Real Madrid dhe Arsenal do të përballen mbrëmjen e sotme për të luajtur çerekfinalen e kthimit të Champions League. Supersfida që do të zhvillohet në stadiumin “Bernabeu”, nis në orën 21:00.
Pas humbjes së papritur 3-0 në Londër, madrilenët do të kërkojnë që në shtëpi të kryejnë përmbysjen e madhe. Edhe pse është një mision shumë i vështirë, te “Los Blancos” besojnë shumë.
Madje, në Spanjë po aludohet se prezent në këtë sfidë do të jetë edhe ish-i i Realit, Cristiano Ronaldo. Sipas “Marca”, CR7 do t’u mbajë një fjalim motivues lojtarëve në prag të duelit me Arsenal.
Poll