Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

CHAMPIONS LEAGUE

“E admiroj Tuchel-in”, Arteta: Bayern nuk ka vetëm Kane, pres një stadium plot

Shkruar nga NEWSPORT
“E admiroj Tuchel-in”, Arteta: Bayern nuk ka vetëm Kane, pres
Thomas Tuchel - Mikel Arteta

Arsenali do të presë në shtëpi Bayern Munich për të zhvilluar mes tyre edhe çerekfinalen e parë të Champions League. Sfidë kjo që do të startojë në orën 21:00 në “Emirates Stadium”.

NJë duel mjaft i luftuar ku “Topçinjtë” kërkojnë fitoren në shtëpi për të qenë më afër gjysmëfinales. Në prag të kësaj sfide ka folur Mikel Arteta. Timonieri i anglezve i ka thurur elozhe kolegut të tij, Thomas Tuchel, ndërsa thekson se është në admirues i madh i tij.

“Po e shijojmë shumë momentin. Jemi aty ku do të donim të ishim, në kampionat dhe Champions League. Do të sfidojmë një nga klubet më të suksesshme në Europë. Mezi presim që të përpiqemi të kapërcejmë këtë lloj vështirësie.

Bayerni është një skuadër e madhe. Jam një admirues i madh i Tuchel dhe i mënyrës se si luajnë skuadrat e tij. Kam mësuar shumë prej tij, duke parë dhe studiuar punën që ka bërë.

Jemi përgatitur shumë mirë. Nëse arrijmë të luajmë futbollin tonë, atëherë do të kemi shumë mundësi për të fituar. Harry Kane është i jashtëzakonshëm, por nuk është rreziku i vetëm nga Bayerni.

Pres një stadium plot dhe shumë pasion e emocione, pasi kemi 15 vite që e presim një mbrëmje të tillë”, ka theksuar timonieri i “Topçinjve”.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga