Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

CHAMPIONS LEAGUE

“Duhet të shqetësohemi”, Ancelotti: Skuadra nuk po më përgjigjet, do luftojmë në të gjitha kompeticionet

Shkruar nga NEWSPORT
“Duhet të shqetësohemi”, Ancelotti: Skuadra nuk po më
Carlo Ancelotti

Real Madrid pësoi humbjen e dytë në Champions League në këtë sezon. Mbrëmjen e djeshme u mposht 1-3 në “Santiago Bernabeu” nga Milani i Paulo Fonsecas.

Një humbje që sigurisht nuk është pritur aspak mirë nga Carlo Ancelotti, i cili pas ndeshjes ka theksuar se skuadra nuk ishte e mirë rreshtuar në fushë. Duhet të fokusohemi tashmë te sfida e radhës për të marrë fitoren nënvizoi ndër të tjera italiani.

“Duhet të jemi të shqetësuar, ekipi nuk po jep një version të mirë të vetes. Ekipi nuk është kompakt, duhet të tregohemi më kompakt, më të rregullt, kemi pësuar shumë gola. Ekipi nuk është i rreshtuar mirë në fushë dhe duhet të punojmë në këtë aspekt.

Fede nuk po jepte 100%, kishte një problem në shpatull, por dje u stërvit mirë. Mendoj se kishte probleme në pjesën e parë të ndeshjes. Tçuameni? Duhet të theksoj se nuk është një problem individual, është një problem kolektiv. Nuk po i bëjmë gjërat mirë dhe nuk jemi mirë.

Duhet të mundohemi që të fitojmë ndeshjen e radhës.Duhet që të jemi të përqendruar te ajo që kemi sot, që është një skuadër e cila nuk po jep versionin më të mirë të sajën dhe që të kthehemi të luftojmë për të gjitha kompeticionet”, përfundoi Ancelotti.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga