
Milan do të duelojë me Liverpool mbrëmjen e nesërme, sfidë që do të zhvillohet në “San Siro”, ora 21:00. Një duel spektakolar mes dy ekipeve që kanë detyrim vetëm 3 pikët.
Para këtij takimi ka folur Paulo Fonseca. Ky i fundit beson se skuadra e tij do të marrë rezultat pozitiv, pasi skuadra është përmirësuar shumë ndeshje pas ndeshje.
“Është e rëndësishme që fituam ndaj Venezias. Ka një përmirësim në lojën tonë edhe para të shtunës, por fitoret u japin besim sidomos lojtarëve. Liverpooli është një ekip shumë i madh, një nga më të fortët në Evropë për momentin. Ata kanë një lojë shumë të fortë pozicionale si dhe personalitete që ne të gjithë i njohim.
Ne duhet të jemi perfekt në mbrojtje nëse duam të fitojmë. Ne e dimë se mundemi. Nuk duhet të bëjmë gabime, sepse nëse e bëjmë, ata do të na shënojnë. Nesër është ndeshja jonë më e rëndësishme, por të mos harrojmë se në fundjavë kemi një derbi me Interin në Serie A”, ka përfunduar trajneri portugez.