
Trajneri Simone Inzaghi kërkon një skuadër të vendosur mirë në Champions. Italiani kërkon të marrë fitoren ndaj Sparta Pragues në Ligën e Kampionëve.
Përballë Kristjan Asllanit vihet Qazim Laçi me klubin çek. Derbi shqiptarësh, po për Inzaghin kjo nuk ka aspak rëndësi. Grinta është ajo që kërkon tekniku për t’ia dalë mbanë në Champions.
“Kam ende disa dilema. Do të jetë ndeshje e vështirë. Ata nuk luajnë ndeshje zyrtare që prej 15 dhjetorit.
Është skudaër që vertikalizon shumë dhe e vështirë sa i takon fizikut. Luajnë me 5 në fazën mbrojtëse. Në 2 ndeshjet e para kanë bërë mirë, por kanë humbur me rival si City dhe Atletiko.
Unë nuk do të ndryshoja asnjë lojtar. Açerbi është stërvitur mirë dhe mund të rikthehej që ndaj Empolit. Drejtuesit janë gjithnjë me mua”, u shpreh Inzaghi.