Eliminimi nga UEFA Champions League, nuk është pritur aspak mirë nga Real Madrid. Pavarësisht dy humbjeve, përballë një Bayerni dominat, madrilenët s’e kanë pranuar këtë fakt.
Pas ndeshjes së mbrëmshme, arbitri kyresor Slavko Vincic u rrethua nga lojtarët e “Los Blancos”. Këta të fundit nuk ishin të kënaqur me gjykimin e tij, sidomos për kartonin e kuq ndaj Camavinga-s.
Protagonistë pas vërshëllimës përfundimtare ishin Jude Bellingham dhe Arda Guler. Dy mesfushorët u nisën drejt Vincic, madje duke kërkuar edhe përplasje fizike me të, pas asaj verbale.
Turku u ndëshkua me kartonin e kuq, ndërsa Bellingham “ia hodhi paq”. Pritet të shihet nëse do të ketë ndonjë vendim nga UEFA për sjelljet e dy lojtarëve të Real Madrid.
Pamje në “Allianz Arena” pas sfidës Bayern - Real

