Bayern Munich mori një fitore të madhe mbrëmjen e djeshme në “Allianz Arena”, me shifrat 4-3 përballë Real Madrid. Kështu, bavarezët me rezultatin e përgjithshëm në dy ndeshje 6-4, shkojnë në gjysmëfinale.
Më 28 prill në Paris, Bayerni do të luajë gjysmëfinalen e parë përballë PSG-së. Por në atë ndeshje, gjermanët do të jenë pa trajnerin Vincent Kompany.
Ky i fundit u ndëshkua me karton të verdhë përballë Realit, i treti për këtë sezon në Champions dhe sipas rregullave të UEFA-s, do të mungojë ndaj Paris Saint-Germain.
“I pezulluar? Atëherë ndeshja e parë do të luhet pa mua në vijën anësore. Mendoj se me këtë format të ri dhe me kaq shumë ndeshje më tepër, përdorimi i kartonëve të verdhë është shumë strikt”, tha Kompany.
