Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

CHAMPIONS LEAGUE

“Brest mbrohet mirë”, Hansi Flick: Fitorja është e vetmja alternativë

Shkruar nga NEWSPORT
“Brest mbrohet mirë”, Hansi Flick: Fitorja është e
Hansi Flick

Barcelona do të presë në shtëpi skuadrën e Brest për të bërë mes tyre llogaritë për raundin e 5-të në Champions League. Takim që do të startojë në orën 21:00.

Katalanasit në 4 ndeshje të zhvilluara kanë arritur të sigurojnë 3 firore dhe 1 humbje, teksa kanë grumbulluar 9 pikë. Ndaj Brest tentojnë një tjetër fitore për t’u ngjitur në klasifikim, me skuadrën franceze që ka 1 pikë ëm shumë se ekipi i Hansi Flick.

Pikërisht ky i fundit ka folur para kësaj përballjeje, ku ka theksuar se fitorja është detyrim për skuadrën e tij. Ndër të tjera në deklaruar se ekipi duhet të mësohet me situatat dhe se është një skuadër e re që po fiton eksperiencë.

“Brest? Ata janë një skuadër e mirë. Është e rëndësishme të kontrollojmë topin, të dalim sa më shpesh para portës së tyre dhe të marrim tre pikët. Fitorja është alternativa e vetme, për ne nuk ka justifikim për çdo rezultat tjetër.

Skuadra? Ne jemi një skuadër e re, më e reja në Champions mendoj. Dhe duhet të marrim parasysh shumë situata. Duhet të mësojmë shumë gjëra. Nëse kryeson 2-0 me mbetesh me një lojtar më pak, duhet të mbrohesh më shumë. Edhe barazimi në Vigo ishte një mësim për të gjithë ne.

Presion? Unë i shoh gjërat pozitivisht. Jemi një ekip i ri. Për mua çështja është që ne duhet të mësojmë nga situatat. Ka shumë cilësi në skuadër dhe duhet ta tregojmë atë në fushë. Jam i sigurt që kundër Brestit do të luajmë mire.

La Liga? Ne vazhdojmë rrugën tonë, kështu ecim përpara. Mendoj se të gjithëve na duket mirë. Të gjithë e dimë se ku kemi probleme dhe ku duhet të përmirësohemi. Ne flasim mes nesh. U japim besim lojtarëve. Duhet të mësojmë nga të gjitha situatat. Deri më tani ata kanë bërë mjaft mirë, por jam i sigurt që kemi shumë më tepër potencial”, ka nënvizuar gjermani.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga