
Barcelona ka fituar çerekfinalen e parë me Borussia Dortmund, me katalanasit që kanë triumfuar 4-0. Ndërkohë mbrëmjen e sotme do të luhet çerekfinalja e kthimit, me gjermanët që do të tentojnë edhe surprizën e madhe.
Në lidhje me këtë sfidë ka folur Felix Nmecha. Ky i fundit thekson se gjithçka është e vështirë, por jo e pamundur. Ekipi duhet të luftojë shumë, pasi mundësitë janë .
“Ne duhet të luajmë një ndeshje perfekte. Ne e dimë se nuk do të jetë e lehtë, por mos ta humbasim besimin. Ne duhet të kemi besim se mund ta arrijmë atë.
Si lojtar, ju gjithmonë dëshironi të luani në Ligën e Kampionëve. Ne e shijuam atë dhe në ligë, ne ende kemi mundësi që të jemi në këtë kompeticion sezonin e ardhshëm”, ka theksuar