Janë publikuar formacionet e ndeshjeve të së martës në Champions League, java e 6-të. Kryendeshja luhet në “San Siro”, Interi pret Liverpoolin. Një tjetër humbje për “Reds”, me shumë gjasa do pasojë shkarkimin e trajnerit Arne Slot.
Trajneri i zikaltërve Cristian Chivu i ka besuar që nga fillimi në fazën ofensive dyshes Thuram-Martinez, ndërsa anglezët luajnë “all-in” me “tridhëmbëshin” Ekitike-Isak-Jones.
Atalanta e Berat Gjimshiti pret në Bergamo Chelsea. Kapiteni i Kombëtares do jetë në fushë nga minuta e parë, me “misionin” për të ndalur yjet e “Bluve”.
Barcelona pret Frankfurtin në shtëpi, teksa Flick i beson nga minuta e parë Raphinha-Lewandowski-Yamal. Ndeshje të tjera në orën 21:00 janë edhe Monaco – Galatasaray, PSV – Atletico Madrid, Royale Union – Marseille dhe Tottenham – Slavia Prague.
