Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

CHAMPIONS LEAGUE

Bayern Munich i “cunguar” ndaj Interit, ylli i sulmit bavarez rrezikon sfidën ndaj zikaltërve

Shkruar nga NEWSPORT
Bayern Munich i “cunguar” ndaj Interit, ylli i sulmit bavarez
Coman dhe Sane

Kanë mbetur edhe 7 ditë nga rikthimi i magjisë që ofron Uefa Champions League. Sfidat që do të luhen të enjten e ardhshme janë Arsenal – Real Madrid dhe Bayern Munich – Inter.

Një sfidë mjaft e rëndësishme edhe kjo e fundit për të dyja skuadrat që po zhvillojnë një sezon të mrekullueshëm. Por një javë përpara përballjes së parë në “Allianz Arena” ndaj Interit, ekipi i Bayernit është i “cunguar”.

Pas konfirmimeve të dëmtimeve të Upamecano, Ido dhe Davies, lojtari i radhës që është dëmtuar është Kingsley Coman. Ai nuk është stërvitur me skuadrën dhe pjesëmarrja në Mynih për ndeshjen ndaj Interit është shumë në rrezik.

Më poshtë është lista e lojtarëve të dëmtuar të Bayernit një javë përpara sfidës me Interin:

Manuel Neuer

Dayot Upamecano

Hiroki Ito

Tarek Buchmann

Alphonso Davies

Aleksandar Pavlovic

Leon Goretzka

Kingsley Coman

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga