Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

CHAMPIONS LEAGUE

Barazimi përballë Club Brugge, Motta: E vështirë në një fushë të tillë, ata e merituan rezultatin

Shkruar nga NEWSPORT
Barazimi përballë Club Brugge, Motta: E vështirë në
Thiago Motta

Juventus nuk mori më shumë se një barazim pa gola në transfertë përballë Club Brugge në sfidën e vlefshme për raundin e 7-të të Champions League. Ndërsa pas kësaj ndeshje ka folur trajneri i “Zonjës së Vjetër”, Thiago Motta.

“Të gjitha skuadrat që kanë luajtur këtu kanë pasur vështirësi pasi ato mbrojnë shumë mirë. Kemi pasur vështirësi, duke vuajtur dhe mos krijuar aq sa duhet për të fituar. Mund të kishim bërë më mirë. Ata e merituan këtë barazim sepse vuajtën më pak, nuk kishin shumë vështirësi”, është shprehur Motta.

Kujtojmë se me këtë pikë të marrë, Juventus shkon në kuotën e 12 të tillave, duke u renditur në vendin e 14-të. Sfida e radhës në Champions dhe e fundit për fazën e grupit është ajo kundër Benficas në transfertë.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga