Përballja e djeshme me Chelsea-n përpos mohimit të pikëve, ka vënë në dukje edhe disa nga të metat e ekipit spanjoll. Një vëmendje më të veçantë ka marrë edhe mbrojtësi, Ronald Araujo.
Tekniku i Barcelonës, Hans Flick e përzgjodhi atë si kapiten dhe mbrojtës qendror për herë të tretë në pesë ndeshje, por eksperimenti i dështoi. Pas autogolit të Jules Kounde, kapiteni u ndëshkua me karton të verdhë. Sikur të mos mjaftonte, mbrojtësi uruguaian kreu dhe një faull të rëndë ndaj Marc Cucurella, dhe e bëri atë që të marrë një tjetër karton të verdhë, i cili u kthye në të kuq.
Gjestet e të besuarit të Flick, u kritikuan së tepërmi edhe nga mediat spanjolle. Të cilat e përshkruan atë si të pamatur dhe shkaktarin kryesor për humbjen e skuadrës.
“Ndërhyrja e lojtarit ishte e pamatur, dhe ishte fajtor për kompromentimin e performancës së të gjithë ekipit” shkruan Cadena COPE.
Rikujtojmë se mbrojtësi Aurajo, u bë pjesë e ekipit të Barcelonës në vitin 2020 dhe ka një kontratë e cila i zgjat deri më 30 qershor të vitit 2031.
