
Real Madrid do të presë sonte në orën 21:00 Manchester Cityn në Santiago Bernabeu për të luajtur ndeshjen e parë çerekfinale të Champions League. Një finale e parakohshme që vë përballë fituesit e dy edicioneve të fundit.
Dy orë paara fillimit të ndeshjes, madrilenët kanë publikuar formacionin zyrtar dhe Carlo Ancelotti befason me Tchouamenin si titullar në qendër të mbrojtjes krah Rudiger. Francezi e ka bërë edhe herë të tjera këtë pozicion, por në një ndeshje kaq të rëndësishme, ndërkohë që alternativa janë Nacho e Militao, shihet si një bast i trajnerit italian.
Camavinga zë vendin e tij në mesfushë mes Valverdes dhe Toni Kroos, ndërsa tredhëmbëshi i sulmit është treshja e frikshme, Rodrygo – Bellingham – Vinicius.
View this post on Instagram