
Champions League
Champions League do të luajë ditën e sotme ndeshjet e fundit të fazës së grupit. 18 ndeshje mjaft të luftuara do të luhen në të njëjtën orë, 21:00, ku do të mësohen dhe ekipet e fundit që do të sigurojnë biletat e tyre për në fazën tjetër.
Në fushë do të zbresin emrat “big” si Real, barça, City, PSG, Liverpool, Milan, Inter, Juventus, bayern Munich, Leverkusen. Gjithashtu vëmendjen do ta marrin edhe lojtarët shqiptarë që me skuadrat e tyre do të tentojnë kualifikimin.
Në mbrëmje do të jemi gjithë sy e veshë nga Atalanta e Berat Gjimshitit, Interi i Kristjan Asllanit, Dinamo Zagreb e Arbër Hoxhës, Sparta Prague e Qazim Laçit dhe Indrit Tucit dhe Benficas së Ardian Bajramit.
Poll