Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

Ceremonia e “Topit të Artë”, Granit Xhaka përkrah yjeve botërorë

Shkruar nga NEWSPORT
Ceremonia e “Topit të Artë”, Granit Xhaka përkrah
Granit Xhaka, Topi i Arte/ Fotomontazh

Ceremonia e “Topit të Artë”, trofeu individual më prestigjioz në botën e futbollit do të zhvillohet mbrëmjen e sotme në orën 20:00 në Paris. Lionel Messi si fituesi i fundit i këtij trofeu do të njohë mbrëmjen e sotme pasardhësin e tij.

Ceremonia do të zgjasë afërsisht 2 orë, ndërsa pjesë e të nominuarve për të fituar trofeun prestigjioz është edhe një shqiptar. Granit Xhaka do të përjetojë “ethet” e kësaj gare, ku do të luftojë me Vinicius, Bellingam, Rodri, Lamine Yamal dhe të tjerë.

Por favorit kryesor mbetet Vinicius i Real Madrid, i cili ka patur një sezon fantastik me fanellën e madrilenëve. Ceremonia e mbrëmjes së sotme do të jetë edicioni i 68-të i ndarjes së çmimeve dhe këtë vit themeluesit e France Football janë bashkuar me UEFA-n për një ngjarje që feston me më të mirët gjatë sezonit, nga 1 gushti 2023 deri më 31 korrik 2024.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga