Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

“Calhanoglu? Nuk e kemi kërkuar dhe as nuk do e bëjme”, Rummenigge: Interin dhe Bayernin do t’i doja në finale

Shkruar nga NEWSPORT
“Calhanoglu? Nuk e kemi kërkuar dhe as nuk do e bëjme”,
Karl-Heinz Rummenigge

Shorti i Champions League ka vënë përballë Interin dhe Bayern Munich në çerekfinale. Një ndeshje kjo që sjell shumë kujtime ndër vite, një prej tyre dhe finalja e 2010 e fituar nga klubi zikaltër. Aktualisht pjesë e stafit drejtues tek bavarezët dhe ish-lojtari i të dyja ekipeve, Karl-Heinz Rummenigge ka folur rreth kësaj sfide.

“Nuk jam shumë i lumtur nga ky short. Nuk më pëlqen ideja që njëri nga të dy duhet të eliminohet nga gara. Do të kisha preferuar që Interi dhe Bayerni të përballeshin në finale.

Merkatoja e Bayernit dhe a e kemi kërkuar ne Calhanoglu? Nuk është e vërtetë që ne e kemi kërkuar atë verën e kaluar. 100% që as në merkaton e radhës nuk do e kërkojmë. Kemi Kimmich që rinovoi, Pavlovic, Palhinha dhe Goretzka.”, u shpreh Rummenigge.  

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga