
Bayer Leverkusen ka bërë goditjen e parë në merkato për sezonin e ardhshëm. Bëhet fjalë për djaloshin Ibrahim Maza që është blerja më e re e “aspirinave” ende pa nisur zyrtarisht merkatoja verore.
Lajmi është bërë i ditur nga vetë Bayer Leverkusen përmes një postimi në faqen zyrtare ku shihet zyrtarizimi i 19-vjeçarit. Maza zbarkoi sot në ambientet e kampionëve në fuqi të Gjermanisë, me të cilët ka firmosur një kontratë që do ta mbajë të lidhur deri në verën e vitit 2030.
Fantazisti 19-vjeçar do të mbyllë aventurën e tij me Herthën e Berlinit në Bundesliga 2, ekip për të cilin luajti dy sezone. Këtë sezon Maza ka shënuar 5 gola dhe 5 asiste në 30 ndeshje në kampionat, si dhe ka realizuar 2 gola në tre ndeshje në Kupën e Gjermanisë.
View this post on Instagram