
Fisnik Asllani
Fisnik Asllani do të vazhdojë që të jetë pjesë e Hoffenheim. Pavarësisht ofertave nga Turqia, por jo vetëm, sulmuesi 22-vjeçar nga Kosova ka zgjatur bashhkëpunimin me klubin e Bundesligës.
Tashmë, Asllani dhe Hoffenheim janë të lidhur me njëri-tjetrin deri në vitin 2029. Kujtojmë se në sezonin që lamë pas, shqiptari ishte pjesë e Elversbeg në formë huazimi, tek të cilët shkëlqeu.
Pikërisht ato paraqitje të mira, bindën drejtuesit e Hoffenheim për të mos e shitur 22-vjeçarin. Tashmë, Fisnik Asllani pritet të jetë lideri i ofensivës së klubit të Bundesligës gjatë sezonit të ardhshëm.
View this post on Instagram
Poll