Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BUNDESLIGA

ZYRTARE/ Mbrojtës i ri në ekip, Borussia Dortmund prezanton lojtarin e kombëtares

Shkruar nga NEWSPORT
ZYRTARE/ Mbrojtës i ri në ekip, Borussia Dortmund prezanton lojtarin e
Waldemar Anton

Waldemar Anton është zyrtarisht lojtari më i ri i Borussia Dortmund. Qendërmbrojtësi gjerman vendosi që të mbyllte aventurën e tij me Stuttgart për të nisur një të re me klubin verdhezi.

Anton bashkohet me Borussia Dortmund duke firmosur një kontaratë 4 vjeçare, pra të vlefshme deri në vitin 2028. 27 vjeçari ishte pjesë e kombëtares gjermane në Euro 2024, një nga thirrjet surprizë që u bënë nga trajneri Julian Nagelsmann.

“Mezi pres ndeshjen time të parë në Signal Iduna Park, tifozët dhe bashkëlojtarët e mi. Fillimisht nuk kisha në plan të ndryshoja ekip, por më pas erdhi Borussia Dortmund. Një top klub që sapo kishte arritur në finalen e Champions League. Kjo tregon se çfarë potenciali ka ky klub”, ishin fjalët e Anton.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga