
Mesfushori i Bayer Leverkusen Granit Xhaka i ka adresuar një mesazh trajnerit Xabi Alonso, pasi ky i fundit bëri të ditur se nuk do jetë më në sezonin e ardhshëm pjesë e “Aspirinave”. Ata sëbashku fituan Bundesligën, Kupën dhe Superkupën e Gjermanisë.
Mesazhi i plotë i Granit Xhakës për Alonson: “Nuk është kurrë e lehtë të thuash lamtumirë, veçanërisht dikujt që ka pasur një ndikim kaq të madh në udhëtimin tonë.
Trajner, faleminderit për gjithçka. Që besove tek ne, që na shtyve kur kishim më shumë nevojë dhe që gjithmonë udhëhoqe me zemër. Ti jo vetëm që na stërvite, ti na frymëzove. Ne do t’i çojmë mësimet e tua shumë përtej fushës.
Ty dhe familjes tënde nuk të urojmë gjë tjetër veçse lumturi, shëndet dhe sukses në këtë kapitull të ardhshëm. Ti gjithmonë do të jesh pjesë e ekipit tonë, pavarësisht se ku të çon jeta. Një herë trajner, gjithmonë legjendë. Faleminderit për gjithçka”.