
Bayer Leverkusen
Bayer Leverkusen ka çelur javën e 27-të të Bundesligës me fitore mbrëmjen e sotme. “Aspirinat” kanë mposhtur Bochumin me rezultatin 3-1 në “BayArena” dhe afrohet me Bayernin kryesues.
Aleix Garcia kaloi në avantazh vendasit në minutën e 20-të, por Passlack barazoi shifrat dhe po në këtë rezultat u mbyll pjesa e parë. Në pjesën e dytë, Leverkusen arriti të shëojë dy herë me Boniface dhe Adli.
“Aspirinat” tashmë afrohen me Bayern Munich me tre pikë, 62 kanë bavarezët dhe 59 Leverkuseni. Bochum ndodhet në vendin e 16-të të zonës së ftohtë me 20 pikë.
Goli i Adli
Poll