
Nelson Weiper vazhdon që të jetë protagonist në fushën e lojës, por kësaj herë jo me përfaqësuesen e Gjermanisë U-21.
Sulmuesi ka bërë mjaft mirë ditën e sotme në ndeshjen që ekipi i tij Mainz, luajti përballë Cyrstal Palace. Sfida në kuadër të një miqësoreje luksi, përfundoi me shifrat 4-3.
Ishte pikërisht Weiper, ai që shënoi golin e parë për të tijët. Në minutën e 55-të, futbollisti i cili ka nënën shqiptare, nuk fali dhe dërgoi topin në fundin e rrjetës së portës kundërshtare.
Kështu, sulmues jep një tjetër “sinjal” pozitiv, duke treguar që po kalon superformë.
Vlen të përmendet se Weiper është një nga dëshirat e Kombëtares shqiptare. Ende nuk ka diçka konkrete, por sigurisht nëse 20-vjeçar do të vishej kuqezi, do të rriste kualitetin në repartin ofensiv.
Goli i Nelson Weiper