Rezultati i pjesës së parë ka mbetur i pandryshueshëm dhe në fraksionin e dytë të ndeshjes mes Augsburg dhe Hoffenheim, sfidë e cila u mbyll në barazimin 2-2.
Protagonist në këtë duel ishte padyshim Fisnik Asllani, i cili në pjesën e parë ktheu baraspeshën për të tijët në minutën e 44-të. Sulmuesi i Përfaqësueses së Kosovës dha një pasim të shkëlqyer për shokun e tij të skuadrës Toure, i cili në një pozicion të favorshëm nuk e pati aspak të vështirë të ndëshkonte portierin e vendasve.
Golat e tjerë të takimit u shënuan nga Claude-Maurice dhe Gregortisch, ndërsa për skuadrën e Asllanit shënoi dhe Hranac.
Me këtë rezultat Hoffenheim mbetet në vendin e 5-të me 51 pikë, 2 më pak se Stuttgart i vendit të katërt që ka një ndeshje më shumë për të luajtur.
Goli i shërbyer nga Asllani për Toure për 2-2
