Brajan Gruda është një nga talentët më të mëdhenj në Bundesligan gjermane. Sulmuesi i Mainz po luan sezonin e tij të parë në elitën gjermane dhe performancat kanë qenë mbreslënëse.
Origjina e tij shqiptare bën që FSHF ta ketë në krye të listës për ta afruar në Kombëtare, sidomos tani që Gjermania nuk e ftoi në Europian.
Anësori 19-vjeçar është kthyer në një protagonist absolut për Mainz dhe ditën e sotme ia ka dalë t’i sigurojë mbijetesën direkte skuadrës. Në ndeshjen përballë Wolfsburg, e fundit e këtij sezoni, Gruda shënoi një gol dhe një asist në përmbysjen 1-3 duke shpëtuar sezonin e duke u kthyer në një hero për Mainz.
Goli i Grudës:
Asisti i Grudës:
Poll