Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BUNDESLIGA

VIDEO/ Dortmund dhe Leverkusen lënë “nam” në javën e 30-të, Bayern pak orë larg titullit kampion

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ Dortmund dhe Leverkusen lënë “nam” në
Hoffenheim - Dortmund

Kanë përfunduar 5 ndeshjet e ditës së shtunë në Bundesligë, të vlefshme për javën e 30-të në Bundesligën gjermane. Befasitë e mëdha i dhuruan Dortmund e Bayer Leverkusen. Verdhzinjtë u mposhtën 1 – 2 nga Hoffenheim i Fisnik Asllanit.

Dopieta e sulmuesit Kramaric prej penalltive mjaftoi për të “nënshtruar” Dortmundin. Leverkusen humbi befasisht nga Augsburg në shtëpi 1 – 2.

Në sfidat e tjera, Leipzig korri fitore 3 – 1 karshi Frankfurt, Union Berlin – Wolfsburg 1 – 2 dhe Werder Bremen – Hamburg 3 – 1. Nëse Bayern Munich fiton nesër karshi Stuttgart në “Allianz Arena”, bavarezët sigurojnë titullin e 35-të në Bundesligë.

 

Poll

Lexo gjithashtu