Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BUNDESLIGA

VIDEO/ Bayern Munchen vazhdon me hap kampioni, bavarezët i mohojnë ish-klubit të Rashicës zonën europiane

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ Bayern Munchen vazhdon me hap kampioni, bavarezët i mohojnë
Bayern Munchen

Mbyllet takimi i javës së 21-të në Bundesliga mes Bayern dhe Werder. Bavarezët fitojnë në shtëpi jo me shifra të thella por të mjaftueshme për të sjell gëzim tek tifozët.

Vendasit nga Mynihu mposhtën Bremen 3-0 pas një pjese të parë të qetë dhe një pjese të dytë në kërkim të golit. Pikërisht, ato që vlejnë erdhën në 45 minutat e dyta, me Harry kane që hapi siparin në minutën e 56-të.

Anglezi ekzekutoi shumë mirë penalltinë dhe praktikisht po i jepte fitoren Kompanys deri në minutën e 82-të. Në atë kohë Sane realizoi bukur të dytin e epërsisë për të lënë të qetë publikun në “Allianz Arena”.

Në fund Musiala nuk mungoi dhe fitoi penallti nga pakujdesia e miqve. Harry Kane sërish ekzekutuesi dhe sërish gol për shifrat përfundimtare 3-0.

Bayern Munchen fiton ndaj jeshilëve dhe kryeson edhe më i qetë ndaj skuadrës së Granit Xhakës. Sa i takon Werder Bremen, kampionët bavarezë i mohojnë hyrjen në zonën europiane pasi ekipi gjerman ngel në vendin e 8-të.

Goli i Kane me penallti

Goli i dytë i Bayern

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga