Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BUNDESLIGA

VIDEO/ Bayern "anormal" në Bundesliga, fiton titullin e 35-të me përmbysje "të çmendur"

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ Bayern "anormal" në Bundesliga, fiton titullin e
©Facebook, Bayern Munich - Stuttgart

Bayerrn Munich është zyrtarisht kampion i Gjermanisë, pasi ka mposhtur 4-2 Stuttgartin, në ndeshjen e vlefshme për javën e 30-të të Bundesligas. 

Edhe pse duhen dhe 4 javë të tjera për të formualizuar përmbylljen e këtij sezoni, Bavarezët nuk kanë pritur më gjatë duke "çelur" kështu festën për titullin e 35-të në historinë e klubit. 

Takimi nisi me surprizë për vendasit, pasi Fuhrich shënoi në minutën e 21-të. Megjithatë, kundërpërgjigjia e skuadrës së Vincent Kompany ishte e shpejtë me Guerreiron dhe Jackson në minutat e 32-të dhe e33-të, përpara se Davies të trefishonte shifrat në të 37-tën.

Për të "vrarë" shpresat e kundërshtarit mendoi Harry Kane në minutën e 52-të, përpara se Andres në të 89-tën të shënonte golin e fundit dhe të "ngushëllimit". 

Bayern Munich 4-2 Stuttgart (Guerreiro 32', Jackson 33', Davies 37', Kane 52'/ Fuhrich 21', Andres 89')

Goli i Fuhrich (Bayern Munich 0-1 Stuttgart)

Goli i Guerreiro (Bayern Munich 1-1 Stuttgart)

 

Goli i Jackson (Bayern Munich 2-1 Stuttgart)

Goli i Davies (Bayern Munich 3-1 Stuttgart)

Goli i Kane (Bayern Munich 4-1 Stuttgart)

Goli i Andres (Bayern Munich 4-2 Stuttgart)

 

 

Poll

Lexo gjithashtu