Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BUNDESLIGA

U dëmtua në stërvitje, mesfushori shqiptar mungon në sfidën e ardhshme

Shkruar nga NEWSPORT
U dëmtua në stërvitje, mesfushori shqiptar mungon në
Bayer Leverkusen

Granit Xhaka do të mungojë në ndeshjen e parë të këtij viti. Mesfushori shqiptarë është dëmtuar në stërvitjen e ditës së djeshme dhe është detyruar të lërë përgjysë përgatitjet me pjesën tjetër të skuadrës.

Një lajm i keq ky për Xabi Alonson, i cili për sfidën me Dorussia Dortmund nuk do të mund të llogaritë shërbimet e një prej titullarëve kryesorë të Bayer Leverkusen. Xhaka ka dëmtuar kyçin e këmbës dhe gjatë këtyre ditëve pritet t’iu nënshtrohet edhe vizitave mjekësore për të mësuar edhe shkallën e dëmtimit.

31-vjeçari më pas do të nisë menjëherë rikuperimin dhe mbetet të shihet se kur do të rikthehet sërish në fushë. Kujtojmë se dueli me Dortmund do të luhet të premten në orën 20:30 në transfertë dhe është i vlefshëm për javën e 16-të të kampionatit gjerman.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga