
Bayern Munich arriti të triumfonte ndaj Bayer Leverkusen me shifrat 3-0 mbrëmjen e djeshme. Përballje kjo e vlefshme për “Play-Off” të Champions League, me bavarezët që hedhin në hap të sigurtë drejt kalimit në fazën tjetër të këtij turne.
Por gjermanët nuk festojnë aq sa duhet. Kjo pasi është dëmtuar Manuel Neuer. Gardiani i portës pësoi një dëmtim në momentin që po festonte golin e 3-të te ekipit të shënuar nga Kane. Ljtari ka pësuar një çarje të muskujve në pulpin e djathtë.
Sipas Florian Plettenberg bëhet me dije se gjermani do të mungojë minimalisht 3-4 ndeshje. Kështu ëprveç sfidave në kampionat humbet edhe duelin e kthimit me Leverkusen. Kjo i shkakton “dhuimbje koke” Kompany, pasi siç dihet Neuer është një titullar fiks i skuadrës gjermane.