Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BUNDESLIGA

Tuchel në dalje, Bayerni 'piketon' ish-mbrojtësin e Belgjikës

Shkruar nga NEWSPORT
Tuchel në dalje, Bayerni 'piketon' ish-mbrojtësin e
Trajneri i Bayern Munich, Thomas Tuchel

Bayern Munchen po kërkon me dëshpërim trajnerin e ri pasi ka marrë shumë refuzime. Edhe pse Thomas Tuchel e ka të sigurt largimin, bavarezët ende nuk kanë gjetur një zëvendësues.

Emri më i ri që ka dalë në listë është ai i Vincent Kompany. Ish-mbrojtësi belg i Manchester City-t që momentalisht është trajner i Burnley, është ‘piketuar’ nga gjermanët.

Tuchel në dalje, Bayerni 'piketon' ish-mbrojtësin e
Vincent Kompany

Lajmin e ka bërë të ditur i pagabueshmi i merkatos Fabrizio Romano. Italiani thotë se pavarësisht se Burnley ra nga Premier League, kjo nuk e ndal Bayernin që të interesohet për Kompany.

“Bayern ka futur Vincent Kompany në mesin e kandidatëve për trajner të ri. Drejtuesit po shohin disa opsione, gjithashtu trajneri i Burnley vlerësohet pavarësisht rënies. Bayerni ka disa opsione në listë, por edhe Kompany mori informacione mbi këtë intersim dhe pret që klubi të vendosë”, shkruan Romano.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Fabrizio Romano (@fabriziorom)

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga