Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BUNDESLIGA

“Tronditen” te Bayern Munich, dalin përgjigjet mjekësore të titullarit: Ka këputur ligamentin!

Shkruar nga NEWSPORT
“Tronditen” te Bayern Munich, dalin përgjigjet mjekësore
Bayern Munich pas fitores me Chelsean

Bayern Munich triumfoi mbërmjen e djeshme përballë Chelsea në ndeshjen e raundit të parë të UEFA Champions League. Sfida e zhvilluar në “Allianz Arena”, përfundoi 3-1.

Megjithatë, kjo fitore ka lënë me pasoja Bayern Munich. Mbrojtësi bavarez, Josip Stanisic la fushën e lojës i dëmtuar, teksa ditën e sotme janë kryer edhe ekzaminimet e hollësishme mjekësore.

Futbollisti kroat ka pësuar një këputje të pjesshme të ligamentit medial në gjurin e djathtë. Ai do të mbetet jashtë për disa kohë, por ende nuk është dhënë afati përfundimtar.

Një humbje e madhe për bavarezët, të cilët e përdornin kroatin si “xhol” në krahun majtë, duke marrë parasysh dëmtimin e kanadezit Alphonso Davies.

Poll

Lexo gjithashtu