
Supergoli i Granit Xhakës i dha dje Kupën e Gjermanisë skuadrës së Bayer Leverkusen. Fitorja minimale 0 me 1 përballë Kaiserslautern mjaftoi në finale, për të fituar trofeun e dytë sezonal pas Bundesligës.
Granit Xhaka u vlerësua si “Lojtari i Ndeshjes” në fundin e takimit. Goli i shënuar në minutën e 16’ pati peshë të madhe, pasi asgjë nuk ishte aq e lehtë sa pritej më pas për Leverkusen.
Kjo pasi “aspirinat” mbetën me 1 lojtar më pak në minutën e 44’, kur Kossounou u largua pas kartonit të dytë të verdhë që e nxorri me të kuq. Xhaka ndërkohë kujtojmë se ka pasur sezon madhështor, njëjtë si Leverkusen.
Pengu i vetëm këtë sezon do të mbesë finalja e Dublinit në Europa League. Aty Bayer Leverkusen pësoi humbjen e vetme të këtij sezoni, me rezultatin 3 me 0 përballë Atalantës.