
Bayern Munich po mendon që tani për një zëvendësues të Harry Kane. Edhe pse sulmuesi anglez është ende në moshën e duhur për të luajtur dhe po shënon rregullisht, bavarezët po shohin shumë larg.
Në këtë mënyrë, drejtuesit bavarezë kanë ‘piketuar’ katër bombera të cilëve mund t’u besojë golat. Benjamin Sesko dhe Lois Openda janë dy sulmuesit e parë që Bayern i ka në listën e dëshirave. Të dy këta futbollistë aktivizohen në Bundesligë me Leipzig dhe janë nën kontrata afatgjate.

Në krahun tjetër, një tjetër bomber i Bundesligas është në listë. Bëhet fjalë për Omar Marmoush të Eintracht Frankfurt. Sulmuesi egjiptian po kalon formën e jetës gjatë këtij sezoni dhe bavarezët e shohin si një opsion konkret për sulmin.
I fundit, por jo më pak i rëndësishmi është sulmuesi i Sportingut të Lisbonës dhe Suedisë, Viktor Gyokeres. Kyi fundit ka ‘shpërthyer’ në gola, duke bërë që Bayern të jetë një nga të interesuarit.

Pritet të shihet se cilin prej këtyre 4 sulmuesëve do të marrë Bayerni në ekip. Sigurisht që edhe Vincent Kompany, do të ketë mundësi zgjedhje dhe për të dhënë mendimin e tij.