Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BUNDESLIGA

Një kandidaturë serioze për Topin e Artë, legjenda e Bayernit “mahnitet” nga performancat e yllit të sulmit

Shkruar nga NEWSPORT
Një kandidaturë serioze për Topin e Artë, legjenda e
Harry Kane & Michael Olise

Oliver Kahn beson se Michael Olise i ka të gjitha mundësitë për të fituar Topin e Artë. Ish-portieri i Bayern Munich ka mbetur i mahnitur nga paraqitjet e bëra këtë sezon nga sulmuesi francez, i cili është kthyer në një "bishë" të vërtetë në fazën ofensive, si në kampionat ashtu dhe në Champions.

"Nëse shihni lojën që ka bërë në javët e fundit, Michale Olise është padyshim në rrugën e duhur për ta fituar Topin e Artë", ka deklaruar Kahn. 

Ky sezon ka qenë vërtetë në lartësinë e duhur për 24-vjeçarin i cili tregoi se sa i rrezikshëm është para portës në përballjen e fundit mes gjermanëve dhe Real Madrid në Champions League, sfidë në të cilën Olise shënoi të katërtin në minutat e fundit për skuadrën e Vincent Kompany.

Kujtojmë se Ousmane Dembele mbetet fituesi në fuqi i këtij trofeu individual pas suksesve të rëndësishme me Paris Saint-Germain, klub me të cilin fitoi plot 4 trofe edicionin e kaluar. 

Poll

Lexo gjithashtu