Alejandro Grimaldo po e mendon seriozisht largimin nga Bayer Leverkusen në fund të sezonit. Edhe pse kontrata e tij përfundon në verën e 2027-ës, spanjolli kërkon një aventurë të re.
Një nga klubet që ka shfaqur interes, është edhe Milan. Pikërisht këta të fundit, Grimaldo i ka cilësuar të njëjtë si Real Madrid, duke theksuar se gjithçka mund të ndodhë në merkaton e verës.
“Interesim nga Milani? Jam I lumtur në Leverkusen, por Milani është si Real Madrid në Spanjë. Kurrë mos thuaj kurrë. Të shohim në verë”, është shprehur mbrojtësi spanjoll.
Kujtojmë se Grimaldo ka qenë një nga pikat referuese të Leverkusen në vitet e fundit. Madje ai ishte kyç në sezonin 2023/2024, kur “aspirinat” u shpallën kampionë të Gjermanisë, në Bundesligë.
