
Një e ardhme ende për t'u shkruar. Pas eliminimit nga Champions League, Bayern Munich ka nisur planifikimin për sezonin e ardhshëm.
Sipas “Sky Sports”, objektivi kryesor është rinovimi i kontratës me Dayot Upamecano, por negociatat aktualisht janë pezull pasi klubi i konsideron 15 milionë euro bruto të kërkuara nga rrethi i lojtarit si të tepërta.
Joao Palhinha , i cili mbërriti në tregun e transferimeve të dimrit të kaluar, pothuajse kurrë nuk ishte në qendër të projektit të Vincent Kompany, nëse vjen një ofertë e mirë në verë mund ta shtyjë klubin ta shesë atë. Kim Min-jae gjithashtu mund të largohet, nëse do të mbërrij një ofertë e përshtatshme, me Chelsea dhe Newcastle që ka të ngjarë të bëjnë lëvizje.