
Mike Maignan
Manuel Neuer prej kohën raportohet se është drejt pensionimit. Ky sezon me shumë gjasa do të jetë i fundit për në në fushën e lojës.
Për këtë drejtuesit bavarez kanë nisur punën për gjetjen e një zëvendësuesi. I “piketuari” i tyre është në Serie A dhe bëhet fjalë për gardianin e portës së Milan, Mike Maignan.
Francezi i kuqezinjve pëlqehet shumë nga stafi i gjermanëve dhe në këto kushte mediat gjermane raportojnë se shumë shpejt palët mund të nisin mes tyre bisedimet për një transferim të mundshëm në merkaton e verës.
Kujtojmë se 29-vjeçari është transferuar te Milan në verën e vitit 2021, ndërsa ka kontratë të vlefshme me italianët deri në qershor të vitit 2026.
Poll