Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BUNDESLIGA

Legjenda e Gjermanisë kërkon nga "Panzerat" të ulin euforinë: Në SHBA favorizohen amerikano-latinët

Shkruar nga NEWSPORT
Legjenda e Gjermanisë kërkon nga "Panzerat" të ulin
Rummenigge

Karl-Heinz Rummenigge ka folur në Gjermani rreth kombëtares dhe Kupës së ardhshme të Botës. Legjenda e futbollit gjerman ka dhënë një intervistë për Sport Bild.

Ish-futbollisti i Bayern Munchen ka komentuar gjendjen e “Panzerave” nën drejtimin e Nagelsmann. 69 vjeçari ka kërkuar që euforia të ulet në kampin e Deutschland dhe pritshmëritë mos të jenë shumë të mëdha.

“Unë do të rekomandoja që të ulen pritshmëritë. Trajneri duhet të sjellë më shumë përulësi sesa mendime për fitimin e Kupës së Botës.

Në një Botëror si ky në SHBA, zakonisht favorizohen kombëtaret amerikano-jugore.

Në vitin 1994 më kujtohet që kemi luajtur ndaj Koresë së Jugut në temperatura rreth 40 gradë. Në Meksikë, disa stadiume ndodhen në lartësi të mëdha mbi nivelin e detit. Kjo duhet mbajtur parasysh.

Prandaj, kombëtaret europiane nuk favorizohen shumë për vitin 2026”, u shpreh ikona e klubit bavarez.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga