
Joshua Kimmich
Lajme të këqija për Bayern Munich pas sfidës së fundit në Bundesligë ku arriti të triumfojë ndaj Eintracht Frankfurt me rezultatin 4-0. Bëhet fjalë për një dëmtim në organikën e klubit baravrez.
Joshua Kimmich i cili u zëvendësua nga trajneri në minutën 43-të, bëhet me dije se ka pësuar një dëmtim. Në një njoftim zyrtar nga klubi i Bayern Munich, thuhet se mesfushori gjerman ka pësuar një dëmtim në tendina.
Ende nuk është bërë e ditur se sa do të jetë jashtë fushave Kimmich. Por një gjë është e sigurt, gjermani do të pushojë për një periudhë të caktuar.
Poll