
Mbrëmjen e djeshme u bë publike dhe lista me 30 lojtarët të cilësuar si më të mirët e sezonit të kaluar. Të 30 këta lojtarë tashmë janë në garë për fitimin e “Topit të Artë”, çmim që do të jepet më 28 tetor.
Një nga mungesat e papritura ishte ajo e Rodrygos, por jo më pak e Jamal Musialas. Pikërisht për mungesën e këtij të fundit në listë, ka reaguar drejtori i Bayern Munich, Max Eberl i cili thotë që është diçka e pakuptimtë.
“Jemi shumë të befasuar, është e pabesueshme. Jamal ishte një nga lojtarët më të mirë në Europian, u votua në 11-shen më të miër, ishte një nga golashënuesit më të mirë të turneut.
Përveç kësaj, Bayern arriti në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve falë paraqitjeve të Jamal. Fakti që ai nuk është as në 30 lojtarët më të mirë të sezonit të kaluar është krejtësisht e pakuptimë.
Musiala është një nga lojtarët më magjepsës në skenën e fudbtollit, ka aftësi ta jashtëzakonshme dhe unike. Ne jemi shumë krenarë për atë që ai po bën për Bayernin dhe gjithashtu për ekipin Kombëtar të Gjermanisë”, ishin fjalët e Max Eberl.