Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BUNDESLIGA

I rrëzoi nga froni, zyrtarët e Bayern njëzëri: Urime Leverkusen, titull i merituar

Shkruar nga NEWSPORT
I rrëzoi nga froni, zyrtarët e Bayern njëzëri: Urime
Leverkusen duke festuar titullin

Bundesliga ka mësuar ditën e djeshme edhe ekipin kampion të këtij sezonit. Bayer Leverkusen u kurorzua kampion pas fitores 5-0 ndaj Ëerder Bremer.

Festa është legjitime te “Aspirinaët” që kanë shkelqyer këtë sezon, ndërsa nuk njohin asnjë humbje. Pikërisht ekipi i udhëhequr nga Xabi Alonso zbriti nga froni Bayern Munich, me bavarezët që dorëzohet pas 11 vitesh dhe detyrohen të dorëzojnë trofeun.

Por rivaliteti mbetet në fushën e lojës, teksa Bayern ka uruar kundërshtarët e tyre për titullin kampion. Klubi nga Munich ka duartrokitur sezonin fantastik të Leverkusen, ndërsa shprehen se gjithçka ishte e merituar.

“Urime Bayer Leverkusenit për fitimin e titullit të parë historik. Titull absolutisht i merituar, ky është shpërblimi i një sezoni të jashtëzakonshëm dhe një futbolli të mrekullueshëm të shprehur nga ta. Ne do të synojmë të rikthejmë titullin në Bavari, kështu që shihemi vitin tjetër”, u shpreh presidenti Herbert Hainer.

Ndërkohë nuk mungoi urimi as nga CEO i klubit, Jan-Christian Dreesen: “Përgëzime të gjithëve te Leverkuseni. Deri tani ka zhvilluar një sezon të pabesueshëm. Skuadra ka shfaqur guxim, klas dhe vazhdimësi. Kështu që është një titull plotësisht i merituar. Ne do të marrim si një nxitje për të punuar edhe më shumë që të rikthejmë trofeun sërish te Bayerni”.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga